Ish- juristi i CEZ, Romeo Kara ka reaguar në një status në rrjetin social Facebook, ai kujton se 21 janari erdhi si pasojë e korrupsionit të zv,kryeministrit, ku nga kjo ngjarje u shënuan 4 viktima. Sot hajtudi u bë president ndërkohë që duhet të ishte në burg, shkruan juristi në Facebook.
Statusi i plotë:
Shtatë vjet më parë, populli i revoltuar detyroi një z/kryeministër të korruptuar që të japë dorëheqjen.
Për këtë u desh gjaku i katër bijve të këtij populli.
Sot ish z/kryeministri i korruptuar është president.
Kjo është koha absurde në të cilën jetojmë.
Bagëtia e indroktinuar politike, justifikohet me idjotizmin se: ashtu rrodhën ngjarjet politike dhe hajdutin e bëmë president, për t’a dobësuar politikisht.
O bagëti, hajduti çohet në burg dhe jo në presidencë.
Mos bëni sikur qani, përderisa lotët ju dalin sipas urdhërit të partisë.
Kujtoheni 21 janarin si një kauze të tradhëtuar, si një tallje gjakatare dhe si një thirrje për drejtësi.