Edhe pak minuta kanë mbetur nga fillimi i seancës gjyqësore për 11 të arrestuarit e protestës së Rrugës se Kombit.
Policia ka rrethuar, Gjykatën e Shkodrës për shmangien e incidenteve.
Në orën 11:00, do të nisë edhe seanca në Gjykatën e Apelit, Shkodër për rivlerësimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për 11 protestuesit.
Edhe këtë herë policia ka marrë masa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar për zhvillimin e një proteste në mbrojte të kuksianeve.