Në Gjykatën e Apelit në SHkodër ka nisur seanca gjyqësore për 11 të arrestuarit për protestën e Klaimashit.Në sallë mbërrijnë personat e arrestuar. Të pranishëm janë edhe një grup deputetësh të opozitës.
Në sheshin para gjykatës janë grumbulluar protestues të shumtë që kërkojnë lirimin e kuksianëve. Ata kanë nisur të hedhin tymuese.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme “Lironi vëllezërit tanë”, “Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin”.
Në protestë janë edhe deputetët të PD, ashtu si në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës. Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë policie. Është bllokuar aksi që të dërgon në Gjykatën e Apelit në Shkodër.
Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho nga Shkodra ka kërkuar lirimin e 11 protestuesve.
“Një gjyq i jashtë ligjshëm. I jemi drejtuar kryeministrit që të tërheqë dhe të pranojë që janë të pafajshëm dhe se i ka mbajtur për motive politike, në seancë do të hyjmë përsa kohë nuk ka një vendim të gjykatës. Seancat janë publike dhe i takon cdokujt që të marrë pjesë, kemi ardhur që të shprehim mbështetjen tonë. Nuk dëshiroj të bëj asnjë koment për cfarë do të ndodhë më pas”, deklaroi Spaho.
Në Gjykatën e Apelit në Shkodër zhvillohet seanca për masat e sigurisë për 11 protestuesit kuksianë të lënë në qeli në shkallën e parë.
Ata mbërritën në gjkatë rreth orës 10:09 minuta nën masa të rrepta sigurie.
Jashtë gjykatës ndodhen qytetarë të shumtë si dhe përfaqësues të opozitës. Policia ka marrë masat nga ana e saj për të shmangur incidentet.