Pas ndarjes së tyre, dy ish-bashkëshortët vendosën që të qëndronin në heshtje për arsyen e vërtetë të këtij vendimi. Ishte këngëtarja Eneda Tarifa, e cila reagoi fillimisht pak kohë pas lajmit, duke iu drejtuar mediave për mënyrën e tyre të shkrimit rreth saj dhe ish-bashkëshortit Erjon Zaloshnja.
Ky i fundit ishte i ftuari i parë në emisionin në “In radio”, ku foli për projektet e tij në muzikë, por pa prekur jetën e tij personale. Moderatorja i drejtoi një pyetje lidhur me tradhtinë:
“ Sipas një sondazhi, njerëzit që punojnë natën kanë më shumë mundësi të tradhtojnë, si mendon ti?”.
Përgjigja e tij të linte të kuptonte, se edhe ndarja e tyre nuk paska pasur lidhje me tradhtinë. Sipas tij, nuk ka lidhje nata apo dita me tradhtinë, mjafton që personi të jetë i qëndrueshëm emocionalisht.