“Më 21 Janar 2011 shteti kreu aktin më të rëndë terrorist dhe më të pabesë ndaj qytetarëve të vet në Tiranë”. Ky është komenti i ish-kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, në 7-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve të opozitës në Bulevard, jashtë perimetrit të Kryeministrisë.
“Prandaj duhet pershpejtuar reforma ne drejtesi dhe duhet mbeshtetur maksimalisht Prokurorja e Pergjithshme Arta Marku, qe prokuroria te filloje hetimin real te terrorit te 21 Janarit 2011 dhe shume krimeve te tjera te “peshqve te medhenj”“.
Brozi shkruan në Facebook se në këto 7 vite janë sabotuar hetimet nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa prokuroria dhe gjykatat kanë mbrojtur urdhëruesit dhe vrasësit. Ai bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të fillojë një hetim real për 21 janarin e 2011-ës dhe të krimeve të tjera të “peshqve të mëdhenj”.
Postimi i plotë i Zef Brozit:
“Me 21 Janar 2011 shteti kreu aktin me te rende terrorist dhe me te pabese ndaj qytetareve te vet ne Tirane. 21 Janari 2018 shenon 7 vjetorin e mosndeshkimit te atyre qe urdheruan kete krim shteteror, shenon 7 vjetorin e sabotimit dhe pengimit te hetimeve nga kryeministri i 2011-es dhe mbrojtjen qe prokuroria e gjyqesori u bene deri me sot autoreve e urdheruesve te vrasjeve te 4 protestuesve.
Prandaj duhet pershpejtuar reforma ne drejtesi dhe duhet mbeshtetur maksimalisht Prokurorja e Pergjithshme Arta Marku, qe prokuroria te filloje hetimin real te terrorit te 21 Janarit 2011 dhe shume krimeve te tjera te “peshqve te medhenj”“.