Një shërbërtore veproi shumë shpejt për të mbrojtur vajzën e vogël të familjes ku ajo punonte, ndërsa shpërthimi ndodhi në Bejrut.
Ajo është kapur nga kamerat në momentin që po bënte punët e shtëpisë dhe po shikonte vajzën, teksa luante me kukulla.
Kur shtëpia nisi të lëkundej nga shpërthimi dhe xhamat të thyheshin, shërbëtorja vrapoi drejt të voglës, e tërhoqi drejt vetes dhe vrapoi për të gjetur një vend të sigurtë.
Shpërthimi ishte vdekjeprurës në Bejrut, pasi mori më shumë se 113 jetë njerëzish dhe la të plagosur mbi 4 mijë qytetarë.