Një ditë pasi pronarët e lokaleve protestuan kundër aktit normativ, kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu del kundër këtij akti të qeverisë për ndalimin e organizimeve të dasmave në lokale për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ndreu u shpreh i ashpër, ku deklaroi se me Lezhën ka diskriminim dhe se është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit.
“Jam pro shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë. Që ka diskriminim me qytetet e tjera është krejt e qartë. Gjithkush e di se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë etj. nuk i ndalon askush. Shqetësimi ynë është adresuar disa herë. Dikush do dalë të thotë se Akti Normativ thotë këtë dhe atë. Po dakord, po njëlloj për të gjithë. Ose një protokoll me numër të limituar pjesëmarrësish, sepse është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit. Ata që i shkruajnë ca gjëra si duket se kanë haberin se ca dmth me të prishë dasmën…”, shkruan Ndreu.