Një burrë që u hodh në det në momentin kur ndodhi sh.përthimi i fiqshëm në Bejrut, është gjetur u gj.allë pas 30 orësh.
Punëtori i Portit të Bejrutit, Amin al-Zahed, fotografia e të cilit ishte postuar në një faqe në Instagram kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, u gjet në detin Mesdhe, 30 orë pas sh.përthimit që tronditi qytetin dje.
Një imazh i postuar në mediat sociale tregon një anëtar të ekipit të shpëtimi në kuvertën e një anijeje, i cili mban një burrë të mbuluar me gj.ak, i cili thuhet se është al-Zahed.
Punëtori i portit u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Rafic Hariri në Bejrut.