Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ndodhet me pushime teksa së fundmi ka publikuar një video në Facebook, ku shihet duke luajtuar bilardino (kalçeto dore) me miqtë e tij.
Mesa duket Tahiri ka shënuar një gol të bukur që nuk ka nguruar ta ndajë me miqtë virtualë.
Nuk kanë munguar komentet e shumta, ku një prej tyre është edhe ai i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.
“Me blutë apo me të kuqtë je ti vlla”?, e pyet Gjika. “Ata drunjtë janë të gjithë njësoj, duart ndryshojnë”, ia kthen Tahiri.