Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëron SPAK-un të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”, në një kohë kur ky Aludini akuzohej nga ILKPD për pastrim parash dhe korrupsion.
Fakti që ai dha dorheqjen nga drejtësia, duke shmanguar vetingun, në të njënjetën kohë me Gjin Gjonin. mbështet edhe më shumë akuzat e ILKPD.
Aludini kishte pretenduar se duhej të merrej në mbrojtje, sepse ndjehej i rrezikuar dhe kishte marrë kërcënime të ndryshme ai dhe familjarët e tij, por dy drejtuesit e policisë së asaj kohe Xhafaj dhe Veliu nuk e kishin bërë, ndaj Alaudini i kishte kallzuar penalisht si “grup të strukturusar kriminal që bashkëpunonin me kërcënuesit”.
Apeli i Posaçëm ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda të nëntorit 2019 për mosfillim procedimi penal pas kallëzimit të Malajt.
Sipas ish- gjyqtarit të Apelit, Policia e Shtetit nuk ka reaguar ndaj disa kërcënimeve të bëra ndaj tij apo familjarëve.
Vendimi për “mosfillim procedimi penal” u la i pandryshuar nga Gjykata e Posaçme në janar 2020, por vendimi u ankimua nga ish-gjyqtari në Apel.