Një situatë e pazakontë siç nuk ka ndodhur kurrë më parë paraqitet në Kakavijë.
Rradha e makinave që presin për të kaluar pikën kufitare ka shkuar deri në kthesën e fshatit Jorguçat.
Ky varg i gjatë makinash që vijon prej orësh ka shkuar deri në 25 kilometra, ndërsa me kalimin e minutave situata bëhet edhe më kaotike.
E gjithë kjo situatë është krijuar prej tamponëve të Covid 19 që u bëhen qytetarëve në pikën e Kakavijës, para se të kalojnë në shtetin fqinj.
Nga pala greke puna ka vijuar me hope, pasi ata kanë pretendime për fluksin e lartë që është krijuar.
Situata eshte keqesuar jo vetem per shkak te procedures se tamponit, por edhe mbyllja e kësaj pike kufitare të palës greke gjatë natës, nga ora 22:00-06:00.