Klaudia Pepa, balerina e njohur shqiptare e cila vitet e fundit zgjeroi karrierën e saj në Itali, ka realizuar ëndërrën e hershme, siç shprehet balerina në disa postime në llogarinë e saj në Instagram.
Filmi është i zhanerit “thriller” dhe do të mbajë emrin “Reverse”.
“Reverse” flet për një vrasës serial të sëmurë, i cili realizon çdo krim duke përdorur një thikë blu. Një inspektor policie, i bindur se e gjithë çmenduria e tij është një trillim, do ta marrë në pyetje duke e bërë të rrëfehet.
Filmi ka nisur xhirimet nga sot, 17 gusht 2020 dhe pritet të dalë së shpejti.