Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes historike midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruar edhe Ali Ahmetin për urtësinë e lidershipit të tij.
“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë“, shkruan Rama.
Ndërsa Erion Veliaj e ka konsideruar një arritje unike marrëveshjen midis Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë.
“Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – bashkimi bën fuqinë! Arritje unike dhe Kryeministri shqiptar, qoftë dhe për 100 ditë si fillim, çdo progres nis me një hap të parë!”, uron Veliaj.