Ndërron jetë Thimio Kondi në moshën 72 vjeçare, kostitucionalisti, avokati, ish kreu i Gjykatës së Lartë në vitet 1997 -1999. Kondi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pas të cilës nuk mundi të mbijetojë.
Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në vitin 1982, ka ushtruar detyrën Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Në vitet 1982-1990 ka ushtruar detyrën si specialist në Sektorin e Studimeve në Gjykatën e Lartë dhe gjatë viteve 1990 – 1992 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë.
Në vitet 1995 – 1997 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të Të Drejtave të Njeriut. Në vitet 1992 – 1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 1997 – 1999 ka ushtruar detyrën Ministër i Drejtësisë. Në vitet 1999 – 2008, Z. Kondi ka ushtruar detyrën Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Gjatë viteve 1999 – 2008 Z. Kondi ka ushtruar funksione dhe detyra ex-officio të tilla si Anëtar i Këshillit Të Lartë Të Drejtësisë, Kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Gjatë viteve 2008- 2013 ka ushtruar profesionin si Avokat. Z. Kondi është Anëtar i Bordit Këshillimor të Shoqatës Ndërkombëtare për Administrimin e Gjykatave