Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e madh se kryevepra “rruga e Arbrit” do të hapet vitin e ardhshëm, duke shkurtuar distancën mes Dibrës dhe Tiranës.
“Pothuajse të përfunduara punimet në Urën e Vashës, më e larta në Rajon, (152 m). Ndërkohë që janë hapur 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik e cila do të hapet vitin e ardhshëm”, u shpreh Rama.
Me një kosto prej 33.6 miliardë lekë, Rruga e Arbrit përfshin 10 km tunele dhe 1.4 km ura të mëdha.