Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me gëzimin e familjes Hoxha, e cila u fut në shtëpi të re dje, pasi banesa e tyre iu rrafshua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Rama premton se në javët në vazhdim me qindra familje të tilla do të futen në banesat e tyre të reja.
“MIRËMËNGJES
dhe me gëzimin e familjes Hoxha që u kthye në shtëpi të re, më të bukur e më të fortë, pas asaj nate tragjike të 26 nëntorit, kur u rrafshua krejt shtëpia e dëmtuar rëndë në 21 shtator, e me kënaqësinë e qindra gëzimeve të tilla që do të pasojnë javë pas jave dhe muaj pas muaji, për t’u bërë po aq mijë sa familjet e kthyera në shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.