Ambasadorja Yuri Kim iu ka dërguar një letër krerëve të partive politike në Shqipëri, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Mësohet se Kim i kërkon krerëve të partive politike të mbajnë përgjegjësi për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë.
Ajo inkurajon të gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.
Sipas Kim kryetarët e partive politike duhet të sigurohen për integritetin e kandidatëve, ndërsa kujton se ligji i dekriminalizimit përcakton se inidividët me rekorde kriminale nuk mund të kandidohen.
Kim thekson se SHBA do të vazhdojë të luftojë korrupsionin dhe do të jetë përkrah atyre që luftojnë zyrtarët e korruptuar.
“Në 22 korrik ne nënvizuam publikisht se liderët e partive politike mbajnë përgjegjësi për kandidatët e tyre.
Ndërkohë që partitë tuaja po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, duhet të sigurohemi që ato të bëhen sipas ligjeve të vendit tuaj
Ne inkurajojnë të gjithë partitë politike të përzgjedhin kandidatët dhe të nominojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.
Edhe pse përgjegjësia për të shkuarën kriminale është personale, liderët e partive politike duhet të verifikojnë deklaratat e tyre.
Ligji i dekriminalizimit thotë se individët me rekorde kriminale nuk duhet të mbajnë poste publike , apo të zgjidhen”, thuhet në letrën e Yuri Kim.