Reporterët e shohin gazetarinë si të vetmin mekanizëm për të mbajtur gjallë demokracinë dhe sipas tyre vetëm ata mund të bëjnë shtet. Ata deklaruan se nuk janë kazanë, por bëjnë rolin e heroit dhe janë të mirëinformuar pavarësisht se nuk i pëlqen pushtetit.
Në fakt kjo është gënjeshtër, sepse linjë editoriale do të thotë se i’u kthehen në kazan halli, sepse trasmetoni dhe dizinformon sipas linjës së medias ku punoni dhe urdhërit të atyre që i’u paguajnë, duke shmangur të vërtetën dhe duke paraqitur sekuenca që u përshtaten mediave kazan, që janë gjirize partiake.
Të ftuar në emisionin “A Show” në News24 reporterët e rinj diskutuan mbi sfidat e gazetarisë dhe mbi kompromiset. Ata deklaruan se është e vështirë të bësh gazetarinë e terrenit pasi gjendesh përballë politikanit arrogant, kriminelit dhe publikut që pret informacionin.
Reporterët u shprehën se janë nën presion nga akuzat e politikës që bëhen herë pas herë duke i cilësuar ndonjëherë edhe si kazan. Në lidhje me kompromiset, reporterët thanë se fatkeqësisht është i pashmangshëm pasi duhet t’i përshtatesh linjes editoriale.
“Jeta e njeriu është kompromis, edhe ne e bëjmë, frikën ia kemi vijës së kuqe, gjetëm një terren të shkatërruar, ta spostojmë vijën e kuqe, është e vështirë”- deklaruan ata.