Një inxhinier turk që jeton prej 16 vitesh në Shqipëri thotë se nga zjarri në fabrikën e riciklimit rrezikon e gjithë lagjia. Ai tregon se, duheshin marrë masa pasi lënda plastike është shumë e vëshitë të shuhet.
Situata e zjarrit në fabrikën e riciklimit në zonën e Mëzezit në Tiranë është i përmasave të mëdha, ndërsa qytetarët ankohet se forcat zjarrfikëse kanë ardhur me vonesë. Zona ka shumë biznese dhe banesa. Fabrika ka lëndë plastike çka do të thotë se ndotja është tejet e madhe.
Qytetari: Është rrezik me marrë flakë gjithë lagjja me këtë plastikë këtu. Unë jam inxhinier këtu. Po shikoj këtë turpin që ndodh këtu. Ku janë zjarrfikëset? Ku janë?! E dinë që kjo nëse nuk pushon rrezikon gjithë lagjja. Nuk fiket as me zjarrfikëse nëse nuk kapet në fillim.