Ditën e djeshme mori zyrtarisht detyrën Aida Hajnaj duke marrë në dorë BKH. Shefja e Byrosë Kombëtare të Hetimit është takuar sot në ambientet e Prokurorisë Speciale me kreun e SPAK Arben Kraja.
Tronditet kombëtarja e Shqipërisë pak para ndeshjes me Bjellorusinë, ja çfarë ka ndodhur me lojtarët
Në takimin që ka përfunduar vetëm pak minuta më parë kanë qenë të pranishëm dhe 12 prokurorët e posaçëm të SPAK, si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Mësohet se drejtuesit e dy institucioneve të reja të Drejtësisë kanë rënë dakord për intensifikimin e hetimeve për çështjet më sensitive në vend.
Pritet që BKH të hapë garën për përzgjedhjen e 60 oficerëve të Policisë Gjyqësore që do të asistojnë prokurorët e SPAK në hetimin e korrupsionit në nivele të larta.