Një situatë lufte ka ndodhur në Riad, jo shumë larg nga pallati i mbretit saudit, çka e ka detyruar këtë të fundit të strehohet në një bunker sigurie të jë baze ushtarake
Në fillim u raportuar se ishte një përpjekje ushtarake për grusht shteti, por doli që kaosi u shkaktua nga një dron.
Mediat saudite raportuan se sigurimi i familjes mbretërore kishte rrëzuar dronin që u shfaq në rrethin e pallatit, në një zonë ku ndalohen fluturimet.
Ky zhvillim vjen në një kohë tensioni ku hera-herës, rebelet Houthi në Jemen lëshojnë raketa drejt territorit saudit.
Autoritetet po hetojnë mbi autorësinë e dronit.
Një video tregon të shtënat rreth pallatit mbretëror në Riad.