Janë zbardhur detaje të reja për ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 65-vjeçar ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt ku ishte shtruar.
Bëhet me dije se janë marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjecarit nga Klosi, Hasan Miri.
Jashtë kamerave, mbesa e viktimës tha se 65-vjeçari, edhe më herët ka vuajtur nga depresioni dhe është kuruar.
Lajmi se ishte prekur nga koronavirusi, ka rënduar më tepër gjendjen psikologjike të 65-vjeçarit.
Ndërkohë vetë deputeti Gjetani u shpreh për ABC Neës, se vjehrri i tij kishte shfaqur ditën e sotme gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa u shpreh se do të flasë në një tjetër moment për ngjarjen tragjike.