LSI-ja nëpërmjet eksponenteve te saj nuk rresht se sulmuari SHBA-ne dhe ambasadorin e saj ne Tiranë. Sot një tjetër ish figurë e hedhur në koshin e plehrave nga partia, u nxorr në treg për të ironizuar ambasadorin Lu, Ramën, OPDAT dhe EURALIUS
Avokati që nuk pati kurrë klientë, tani kërkon të ringrihet, duke shfrytëzuar hapsirat që i japin rrjetet sociale. Tani që drejtimin e partisë e ka marrë gruaja e ve me burrin President, Ylli që është “fikur” me kohë pretendonë të rindizet. Natyrisht, kjo mund të ndodhi nëse Monikës i mbushet mendja, se ai është burri i devotshëm i partisë.
Ndaj, ai duke parë se nuk ka më asnjë të ardhme politike, ashtu si dhe profesionale dhe duke qënë se është edhe i akuzuar për byzylykët e të dënuarve me kusht, nuk pushon së sulmuari vetingun. Bile në shumë raste i’a kalon edhe konellapsit që paguhet për të lehur Vasili.
Sot ky mediokër ka sajuar një fotomontazh me fytyrat e adoptuara të Lu-së dhe Ramës.
Duke përdorur ironin e të tremburit nga drejtësia, pikërisht sot më 21 Janar, ditën kur partia e tij dhe ajo e Berishës vranë 4 qytetarë ai guxon dhe shkruan:
Këtë foto ma dërguan sot!
Është prodhuar sipas sugjerimeve të OPDAT dhe EURALIUS…