Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele përmes pamjeve të disa nga kantiereve të rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Rama shkruan se prej rrënojave të tragjedisë po lind një jetë e re.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë album nga disa kantiere të Rindërtimit, ku prej rrënojave të tragjedisë po lind një jetë e re për ata që u goditën më shumë, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.