Marc Marquez konfirmohet një pilot i paarritshëm në pistën e Austin në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Hondës fitoi pole positionin e tij të 6 radhazi në këtë garë pasi e përshkoi pistën me kohën 2 minuta 3 sekonda e 658 të mijtat duke lënë pas Vinales me Yamaha me 406 të mijtat më shumë dhe Iannonen me Suzuki.
Ducati u pa disi në vështirësi. Lorenzo limitoi dëmet duke shënuar kohën e 6 më të mirë në këto prova kualifikuese, ndërsa Dovizioso detyrohet të kënaqet me vendin e 8 pas liderit të kampionatit, Cal Crutchlow që doli i 7, ndërkohë që Dani pedrosa nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë./T.Ch