Prinderit e Ariela Muratit te cilet jetonin ne nje fshat te Fierit, menjëherë pas marrjes se lajmit tragjik te vrasjes se vajzes se tyre jane nisur per ne Tirane. Ne ambientet e morgut ku kane shkuar per te pare trupin e vajzes se tyre te pajete, ata mesohet se jane shprehur qe djali qe ka kryer krimin do ta paguaje ate qe ka bere.
Ata nuk kishin shume kohe qe kishin komunikuar me autorin e vrasjes se Arieles, Aldison Belulajn, i cili i kishte kerkuar doren vajzes ne shtepi, por prinderit i kishin thene te hiqte dore pasi vajza ishte e bindur per refuzimin qe bente.
Mesohet se Policia e Fierit ka shkuar në fshatin Zharrëz, në banesat e dy të rinjve për të hetuar në lidhje me ngjarjen dhe për të marrë në pyetje familjarë dhe të afërm të Arieles dhe Aldisonit.