Monika Kryemadhi është shumë e ashpër ndaj kundërshtarëve të saj. Nuk ka rëndësi, politikë, financiarë, biznesi apo thjeshtë në veshje dhe silikon. Ata shpallen armiq nga Monika dhe kundër tyre përdoret tërë arsenali i fyrjeve dhe tërë fuqia e sektit pranë saj në LSI.
Mjafton që Monika të zemërohet dhe të përdorë shprehje të tilla“katundar”, “pede”, “pabuks” dhe “kurvë”, dhe të gjithë në LSI sulen në kor.
Kështu është vepruar që kur Monika dhe Iliri ishin në PS. Sulmi ndaj Nanos kreut të kësaj partie ka qënë tepër i egër, aq sa dhe muret e selisë së PS ishin të mbuluara nga të shkruarit e fyrjeve pafund ndaj tij. Kështu është vepruar dhe ndaj atyre që kanë qënë në LSI dhe që u larguan me ceremoni, pasi dolën kundër Monikës. Kështu ndodhi dhe me Fatos Klosin të cilin dhe e qëlluan me grushte nga njerëz që kishin përfituar gjithçka nga pushteti, dhe tashmë kërkonin të bënin kamikazin në LSI. Kështu është vepruar dhe me Ramën dhe të gjithë socialistët që ishin kundër bashkimit të LSI në bashkëqeverisje me Berishën në vitin 2009. Por kështu dhe ndaj PS pasi dolën në opozitë pas zgjedhjeve të qershorit 2017, pas tetë viteve në qeverisje.
Sa herë del një kundërshtar brenda LSI, fillojnë etiketimet ndaj tyre. Voton një këshilltare buxhetin e bashkisë kudo, në Tiranë apo gjetkë dhe menjëherë e cilësojnë “kurve”. Paçka se ajo ka familje, ka burrë, ka rreth shoqëror. Monika nuk pyet. Ata që e kundërshtojnë Monikën për pjesëmarrjen në protestën e 27 janarit kundër qeverisë së Ramës, ajo i cilëson “katundarë” kur janë në fshat. Kështu tha në Lezhë, kështu tha në Fier dhe Vlorë. Kur e kundërshtojnë intelektualë, u thotë “pede”, kur e kundërshtojnë dhe në Tiranë apo qytete të tjera Monika shprehet ne rrethet e mbyllura se janë të gjithë “pabuksa” që i mashtron Rama. Sa herë përfundon një takim për t’i ftuar qytetarët në protestën e 27 janarit, bilanci i takimit nga Monika përmblidhet në një nga këto shprehje fyese. Dhe këtë e thotë Monika Kryemadhi, që në një intervistë paradokohëve, thoshte se në fillim me Ilir Metën hanin bukë e djathë tre herë në ditë. Ndërkohë që sot ajo ka miliarda lekë, apo miliona dollarë pasuri të tundshme dhe të patundshme. Dhe kërkon vetëm pushtet, i cili gjithsesi nuk vjen duke fyer qytetarët, sapo përfundojnë takimet me ta. Tashmë në fjalorin e saj të fyerjeve ka futur dhe një term të ri me të cilin etiketon ndërkombëtarët, dhe kryesisht ambasadorin amerikan Donald Lu: Jabanxhinjtë.
“Shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan, një popull me shpirt e zemër të madhe, që presim e respektojmë miqtë. Por jemi dhe një popull që punët në shtëpitë tona i zgjidhim vetë dhe nuk i lëmë jabanxhinjtë të na i bëjnë. Ndaj data 27 janar është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, për të treguar që vetëm me një frymë e rrëzojmë Ramën. Sepse Rama është kryeministri i asaj mazhorance që ka ardhur me paratë e drogës, por s’mund të jetë i shqiptarëve” tha Monika një ditë më parë. Cilëson jabanxhi Donald Lu. Se si i kanë zgjidhur problemet shqiptarët pa këta ndërkombëtarët “jabanxhinj” e tregon fakti se dy herë kanë ardhur trupat e NATO-s në Shqipëri, në vitin 1991 për të shpërndarë ndihma dhe në vitin 1997 për të mbajtur Berishën dhe shtetin nën kontroll sepse shteti kishte dalë jashtë kontrollit me president Berishën dhe revolta po vinte drejt Tiranës. Monika kërkon pushtet, por vështirë të gëlltiten fyerjet e saj./Pamfleti.com