Policia greke ka arrestuar katër shqiptarë pas janë kapur me 112 kg marijuanë. Mediat vendase shkruajnë se shqiptarët dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Mësohet se shtetasit shqiptarë, u kapën në Moustheni, Kavalla, teksa tentuan t’i shisnin policëve të infiltruar sasinë e drogës.
Pjesë e grupit kriminal janë edhe 4 shqiptarë të tjerë të moshës 25, 25, 29 dhe 34 vjeç, që ndodhen në burg, të cilëve u komunikua akuza. Sipas policisë, droga ishte e ndarë në 18 pako më peshë totale 111 kg 936 gramë. Sakaq, u sekuestruan edhe 2 automjete dhe 7 celulare.