Ka kujtuar kohët në të cilën ka luajtur “Scarface”, dhe kur ishte akoma një aktore e panjohur diva e kinematografise Michelle Pfeiffer.
Në festivalin e filmit Tribeca të Manhattan, është vënë në vështirësi nga një pyetje ‘e papërshtatshme’ nga ana e moderatorit të debatit, Jesse Kornbluth.
I vetëdijshëm që artistja ishte dobësuar shumë për të luajtur rolin e një gruaje të varur nga droga, i ka bërë disa pyetje rreth peshës së saj gjatë xhirimit. Por, Pfeiffer nuk është frikësuar dhe është përgjigjur në mënyrë të shkëlqyer.
“Ok, nuk e di se cila ishte pesha ime atëherë. Që ta dini, xhirimet e filmit duhet të zgjasnin 3 apo 4 muaj, por me kalimin e kohës dobësohesha gjithmonë e më shumë. Një skenë dukej sikur ishte gjithmonë e fundit, mendoja sikur isha në momentin maksimal të dobësimit, por pastaj vinte skena tjetër dhe pastaj tjetra… Kishte anëtarë të ekipit që më sillnin panine, sepse ishin të gjithë të shqetësuar për mua, dhe për mënyrën se si po humbisja peshë. Të jetosh me supë dhe Marlboro” .
Kornbluth u kritikua për zgjedhjen e kësaj pyetjeje të veçantë, kur do të ketë pyetje të tjera ? Ndoshta më interesante për t’i bërë aktores por moderatori është munduar të mbrohet dhe për IndieWire ka thënë: “Është e vërtetë që një ‘zotëri’ nuk i bën kurrë pyetje një gruaje mbi peshën e saj. Por nuk ishte kjo pyetja ime. Tashmë jemi shumë politikisht korrket. Askush nuk do të ishte impresionuar nëse do tja kisha bërë këtë pyetje De Niro-s”.
Sipas revistës Vulture, për Michelle Pfeiffer ka qenë vetëm një pyetje tjetër gjatë intervistës mbi rolin e saj, ndërsa Al Pacin, DePalma dhe Bauer nuk i është bërë asnjë pyetje rreth peshës së tyre./PamfletiMAGAZINE