Jennifer Lopez duket mahnitëse në një fustan që të lë pa frymë.
Kengetarja është emëruar një nga 100 njerëzit më me ndikim sipas revistes “Time Magazine”.
Dhe të shtunën, sirena 48-vjeçare ndau një video intevistë ku fliste për një ambicie të pamëshirshme që e ndihmoi ta bënte atë një nga gratë më të famshme në botë.
Aktorja e “Shades of Blue” veshur në një fustan mahnitës, u tha shikuesve se ajo kurrë nuk lejoi që dikush t’i thoshte ç’të bënte dhe “kurrë nuk kam lejuar që dikush të më fusë në një kuti”.
Bukuroshja e lindur në Bronx tha se kur bëri komeditë romantike si “Made in Manhattan” dhe “The Wedding Planner”, “Doja të isha vajza, jo vajza latine” por publiku ishte i bindur qe ajo ishte nje latine e amerikanizuar ./PamfletiMAGAZINE