Turqia tronditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm.Pak minuta më parë, qendra e vendit u lëkund nga një goditje sizmike me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter.
Sipas asaj që raporton EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë në Tuqinë qendrore, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.
Thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 km.Mediat turke nuk raportojnë për dëme materiale apo në njerëz, ndërsa ky është tërmeti i rradhës që godet Turqinë brenda disa muajsh ku nuk kanë munguar as viktimat.