Ish-missi i njohur, Silvana Bushati është shumë e komentuar në rrjete sociale, për deklaratat e saj të forta si dënimi me v.dekje në Shqipëri dhe kundërshtimet me komunitetin LGBT.
Ish-banorja e Kafazit të Artë ka thënë sot në emisionin “Kafsho”, se nuk ka marrëdhënie të ngushta me Kujtim Gjuzin, vetëm sa përshëndeten në rrugë dhe për marrëdhënie pune.
Bukuroshja nga Tropoja u shpreh se tani aspiratat e saj janë në PD. E pyetur nëse do të kandidojë për kryebashkiake apo për deputete, ajo tha, për deputete.
“Kryebashkiake dhe të dua, s’të lë vend lali Eri, por deputete besoj se po”, shtoi ajo.