Ish kryeparlajmentarja Jozefina Topalli ka bërë disa deklarata të forta teksa shprehet se heshtja e Partisë Demokratike për të mbrojtur sistemin i jep Ramës mandatine tretë. Sipas Topallit, nëse Rama e fiton mandatine tretë edhe Basha do të jetë pjesë e qeverisë së tij.
“Të gjitha zhvilimet e fundit flasin, është dëshpëruese sesi lëvizin përtej standarteve jo në interes të shqiptarëve. Për të ndryshuar gjërat duhen bërë beteja unë nuk shoh betejë.
Në fakt githë sjellja e tyre ka treguar një lloj konfirmimi përmes heshtjes. Faktet dhe zhvillimet e fundit tregojnë konfirmimin e atyre që kanë menduar dhe kuptuar.
Kanë si qëllim një qeverisje mes të dyve. Rama merr mandatin e trete nëse ai e mendon ka në qeveri edhe Lulzim Bashën”, u shpreh Topalli.