Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas lajmit se mjeku i këngëtares Fjolla Morina u largua nga vendi, pasi rezultoi se kishte mashtruar se këngëtarja ishte 2 muaj shtatzënë. Një truk ky që këngëtarja t’i shpëtonte arrestit me burg.
Kikia shkruan teksa shkruan me ironi se Fjolla nuk është shtatzënë, por na ngeli mjeku me barrë tani, ngre alarmin për sistemin tonë shëndetësor.
“Fjolla nuk është shtatzënë, por na ngeli mjeku me barrë tani
Për ti shpëtuar qëndrimit në burg, këngëtarja kosovare Fjolla Morina sajoi një shtatzani. Ishte në vendin e duhur për këtë punë
Këtu edhe të lënë shtatzënë, edhe ta nxjerrin fëmijën nga barku, edhe lind pa qenë shtatzanë fare… Ti bëjnë letrat si ti duash. Një bakshish i vogël dhe Fjolla e mori një vërtetim mjekësor sikur ishte shtatzanë në muajin e dytë.
Gjykatësi kërkoi që gjinekologu të vinte ta pohonte në sallën e gjyqit këtë përfundim. Por mjeku e dinte të vërtetën dhe iku në vendlindjen e Fjollës
Lajmi nuk ishte më se e kujt ishte arma që mbante Fjolla, dhe kujt ia kishin prerë biletën me të, por paçavurja e mjeksisë tonë. Njerëz që për një dorë para bëjnë edhe më të pabërën, pa pyetur as për ligj, as për etikë.
Tani do ti duhet mjekut që të mbetet me barrë që të mos qëndrojë në burg, pasi ta sjellin nga Kosova.”, shkrua Kikia.