Dy persona janë përleshur fizikisht pasditen e kësaj të hëne në zonën e ‘Brrylit’ në kryeqytet, ku për pasojë njëri prej tyre është gjakosur.
Një prej personave të përfshirë në konflikt është punonjësi i FSHF-së Gen Ruçi, 48-veç, ndërsa agresori Ramadan Çela. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes thanë se ata fillimisht kanë debatuar dhe më pas janë grushtuar.
Të gjakosur ata janë shoqëruar nga policia, të cilët i kanë marrë në pyetje për shkaqet e konfliktit.
l.q.