Nga Romeo Kara
Faktet dhe veprat nuk rrezohen me llomotitje.
Kjo vlen dhe per ata qe, as nuk e kuptojne se, cfare ka ndodhur me procesin e negociimit te kalimit te aksioneve te CEZ-it, ne procesi te Shtetit Shqiptar dhe qe duan te shesin sapunin per djathe, duke keqperdorur lirine e shprehjes dhe informimit, per te perbaltur me pa te drejte ata qe punojne.
Ne ka ndonje veprim lavderues dhe meritues per kete qeveri, eshte pikerisht ky proces dhe suksesi i arritur nepermjet tij.
Dua te theksoj se kur kjo qeveri ka ardhur ne pushtet, eshte perballur me procesin e arbitrazhit ne fjale, te nisur nga pala çeke disa muaj perpara se qeveria te merrte detyren.
Në 15 Maj 2013 pala ceke dorëzoi një padi në arbitrazh të mbështetur mbi UNCITRAL-in sipas Traktatit për Mbrojtjen e Investimeve të Huaja (shumë i favorshëm për palën ceke). Kjo padi e ngritur mbi këtë bazë i krijoi CEZ-it shumë avantazhe kundrejt Shqipërisë.
Vete BDO pranon ne raportin e saj, se ne rastet e padive te ketij lloji, nuk pranohen kunderpadite.
Ngrihet pyetja: me ane te kujt mjeti juridik do te kerkoheshin qindra milione euro qe pretendojne llomotitesit, perderisa nuk u perdor nga qeveria Berisha e drejta e padise perpara se t’a perdorte pala çeke, dhe me pas e drejta e kunderpadise nuk ishte e aplikueshme?
Ajo që të bën përshtypje është se drejtuesit e qeverisë Berisha qëllimisht ose jo, nuk ndërmorën asnjë masë/hap/veprim, por si duket llogaritën që këtë barrë t’ia delegonin qeverise qe do te dilte nga zgjedhjet e qershorit 2013.
Arsye tjetër nuk shoh përse këta persona nuk mbrojtën interesa kaq të mëdha të shtetit shqiptar.
Me poshte po ofroj nje pershkrim permbledhur te situates dhe masave te marra per perballimin e saj.
- Në muajin Shtator 2013, qeveria e re, u përball menjëherë me situatën katastrofike të sistemit elektro-energjitik, e cila kërkonte një zgjidhje të emergjente dhe teresore.
- Midis te tjerave, kjo qeveri trashegoi edhe”nyjen gordiane”, zgjidhjen e mosmarreveshjes me CEZ-in, pas shpronesimit de facto te bere nga qeveria Berisha ne Janar 2013.
- Nëpërmjet një letre të dërguar në datën 30 Shtatorit 2013, studio ligjore “Derains & Gharavi”, e pajtuar nga qeveria Berisha, lidhur me kete problem, ngre shqetësimin se të drejtat dhe interesat ekonomike të Shqipërisë rrezikoheshin nga mosveprimet e institucioneve shtetërore te kohes se qeverise Berisha.
- Sipas avokatit te kesaj studioje, deri në 30 Shtator 2013:
➢ Nuk është zbatuar asnjë nga rekomandimet e tyre me përjashtim të marrjes së disa dokumentave të pjesshme;
➢ Nuk ka filluar puna për vlerësimin teknik dhe financiar;
➢ Mbledhja e fakteve ka qenë problematike;
➢ Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës nuk i përgjigjet telefonatave;
➢ Ministria e Financave ka kryer pagesa të shumta për CEZ pa u konsultuar avokatët, duke dëmtuar pozitën në cdo procedurë arbitrazhi;
➢ Nuk ishte ngritur grup pune për të mbrojtur interest e shtetit shqiptar;
➢ Nuk është alokuar buxheti për shpenzimet e arbitrazhit;
- Situata e CEZ Shpërndarje ne shtator 2013 ishte si me poshte:
➢ Vendosje e kompanisë në administrim të përkohshëm kryer në kundërshtim të hapur me ligjin;
➢ Moskryerje e vlerësimit teknik dhe financiar;
➢ Moskryerje e shpronësimit;
➢ Mosngritja në kohë e padisë;
➢ Avancimi i procesit të arbitrazhit të iniciuar nga CEZ kundër shtetit shqiptar;
➢ Arritja e humbjeve teknike dhe joteknike në nivel rekord;
➢ Mungesë e theksuar likuiditeti;
➢ Mungesë investimesh;
➢ Rënie drastike e arkëtimeve;
➢ Mosveprim kriminal i institucioneve shtetërore në mbledhjen dhe sigurimin e provave, gjetjen e dëshmitarëve dhe mbrojtjen e interesave të shtetit.
- Situata e KESH-it dhe OST-se ne shtator 2013 ishte si me poshte:
➢ Mungesë e theksuar likuiditeti;
➢ Mungesë arkëtimesh nga CEZ;
➢ Borxhe të larta ndaj bankave (kredi dhe ovërdrafte);
➢ Borxhe ndaj Hec-ve privatë të cilat rrezikonin edhe falimentimin e këtyre të fundit;
➢ Vështirësia për ta financuar më tej këtë kompani me fondet e Buxhetit të Shtetit për shkak të gjendjes së mjerueshme të këtij të fundit;
- Situata e HEC-ve privatë ne shtator 2013:
Si rezultat e mospagesave nga KESH-i të energjisë së blerë nga HEC-privatë që arrinin në miliona euro, HEC-et ishin në prag të falimentimit.
- Institucionet financiare ndërkombëtare insistonin për zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjes me CEZ-in, ne menyre qe te levronin financimet e nevojshme per rimekembjen e sistemit energjetik.
- Veprimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me CEZ a.s.:
Pas analizës tërësore të gjendjes së sektorit energjitik si dhe pas alarmit të ngritur nga studio ligjore, Qeveria ka reaguar me përgjegjshmëri të plotë duke ngritur grupin e punës me VKM Nr. 969 datë 25.10.2013, një grup pune gjithë përfshirës, ku merrrnin pjesë përfaqësues nga:
– Kryeministria;
– Ministria e Energjisë dhe Industrisë;
– Ministria e Financave;
– Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
– Avokatura e Shtetit.
Në pikën 6 të kësaj VKM, është parashikuar se gjatë këtij procesi, grupi i punës do të mbështetet nga përfaqësues të Entit Rregullator të Energjisë, që hedh poshtë pretendimet e opozitës për mospërfshirje të këtij institucioni.
Eshte parashikuar që Grupi i Punës do të këshillohet nga studio ligjore ndërkombëtare Derains & Gharavi, por jo që kjo studio të zëvendësojë Qeverinë në vendimarrjen e saj.
I eshte dhënë prioritet zgjidhjes së mosmarrëveshjes me CEZ-in, duke zbatuar Traktatin e Kartës së Energjisë dhe duke synuar mbrojtjen maksimale të interesave të shtetit shqiptar gjatë zgjidhjes me negocim. Nga ana tjetër, ishte parashikuar që në rast dështimit të negociatave, mbrojtja e interesave të shtetit shqiptar të kryhej në arbitrazh.
Për të shmangur cdo paragjykim dhe për të qenë sa më transparentë, u ra dakord që negociatat të zhvilloheshin në zyrat e Sekretariatit të Energjisë në Vjenë, ndryshe nga qeveria e mëparshme që negociatat i zhvillonte në hotele aeroportesh.
Në përfundim të negociatave më 23.6.2014, grupi i punës arriti të nënshkruajë marrëveshjen e zgjidhjes me mirëkuptim (“Settlement Agreement” ose “Marrëveshja e Mirëkuptimit”)
Vlera e konkluduar përfaqëson një shumë të argumentuar dhe të provuar mbi bazën e kontratave dhe të faturave që CEZ, a.s.-ja, dhe shoqëritë e tjera të CEZ group kanë pasur me CEZ
Shpërndarje, sh.a.,-në. Konkretisht kjo vlerë nuk përfaqëson “kompensimin” e dëmeve ndaj shoqërisë CEZ, a.s., por detyrime të pastra kontraktore që kanë pasur të bëjnë me kontrata kredie apo kontrata furnizimi mallrash e shërbimesh, faturat e të cilave janë njohur dhe janë pranuar rregullisht nga CEZ Shpërndarje, sh.a.-ja, dhe madje edhe kanë vazhduar të paguhen në mënyrë të pjesshme edhe pas kalimit të shoqërisë në administrim të përkohshëm pas datës 23 janar 2014 deri në maj 2014 nga qeveria Berisha .
Aksionet e shoqërisë kalojnë falas duke mos njohur pretendimin e CEZ, a.s.-së, për vlerën fillestare të privatizimit prej 102 milionë eurosh si dhe vlera e rivlerësuar prej rreth 11 milionë eurosh.
- Me nënshkrimin e Marrëveshjes me CEZ:
➢ Shteti shqiptar eleminoi rrezikun e një arbitrazhi ndërkombëtar ku rrezikonte të humbte mbi 600 milion euro;
➢ Mori në pronësi kompaninë CEZ Shpërndarje:
➢ Hapi rrugën për marrjen e investimeve nga ana e institucioneve ndërkombëtare;
➢ U bë e mundur nisja e reformimit rrënjësor të gjithë sistemit energjitik;
➢ U hap rruga e modernizmit të sektorit në drejtim të uljes së humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve;
➢ Shpëtoi Buxhetin e Shtetit nga një barrë e rëndë financiare që vinte nga financimi i vazhdueshëm i KESH-it;
- MARRËDHËNIET E DYSHIMTA TE ISH-FUNKSIONARËVE TË QEVERISË BERISHA ME CEZ AS.
Në datë 11 Prill 2013 kemi një letër të dërguar me email nga Tomas Pleskac, një drejtues i lartë i CEZ Group Pragë, drejtuar Florion Mimes(Ministri i METE i asaj kohe), Sali Berishës, Kryeministër, dhe ambasadores ceke në Tiranë.
Këta janë personat që i drejtohej letra por duke qenë se letra është dërguar me email është në dijeni edhe në Eno Bozdo.
Cfarë të bën përshtypje në këtë letër është toni miqësor dhe konfidencial i palëve që duket gati e pabesueshme per palët te cilat ne dukje janë në një konflikt kaq të madh me njëra-tjetrën.
Thuhet hapur dhe qartë nga Tomas Pleskac “që jam i këshilluar me qëllim për të mbrojtur formalisht procedurën e parashikuar sipas Traktatit të Energjisë para fillimit të ndërmjetsimit”.
Në 15 Maj 2013 pala ceke dorëzon një padi në arbitrazh të mbështetur mbi UNCITRAL, sipas Traktatit për Mbrojtjen e Investimeve të Huaja (shumë i favorshëm për palën ceke). Kjo padi e ngritur mbi këtë bazë i krijoi CEZ-it shumë avantazhe kundrejt Shqipërisë.
Ajo që të bën përshtypje është se drejtuesit e qeverisë shqiptare qëllimisht ose jo, nuk ndërmorën asnjë masë/hap/veprim por si duket llogaritën që këtë barrë t’ia delegonin qeverise qe do te dilte nga zgjedhjet e qershorit 2013.
Arsye tjetër nuk shoh përse këta persona nuk mbrojtën interesa kaq të mëdha të shtetit shqiptar.
- KESH-i dhe OST-ja.
Akuzohet më të madhe se në arbitrazhin e ICC mund të ngrinim objekt kërkimi në shifrat 300, 400, 500, 600 milion Euro, por e vërteta është që KESH-i dhe OST-ja në kontratat e nënshkruara me CEZ-in nuk parashikonin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në arbitrazh dhe do të ishte shumë vështirë nga ana juridike që këto detyrime të krijuara nga palët t’i referoheshin procedurave të arbitrazhit.
Këtë konstatim e ka bërë edhe BDO dhe Derains and Gharavi (më datë 31.12.2012). Në një procedurë të tillë Tribunali mund të vendoste nxjerrjen jashtë juridiksionit të cështjes. Sipas ligjit, mosmarrëveshjet ndërmjet KESH, OST dhe CEZ duhet të zgjidheshin nga gjykata shqiptare.
Nëse do veprohej në atë mënyrë, kompani të ndryshme të shtetit shqiptar do të viheshin në pozita absurditeti dhe në gjyq me njëra-tjetrë , në një kohë që të treja kompanitë kontrolloheshin nga shteti.
Konkluzioni:
Të dyja proceset, privatizimi në vitet 2008-2009 dhe Marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim e vitit 2014, kanë një histori pas. Për procesin e parë, i madh e i vogël e dinë që është proces i dështuar që nuk pati asnjë efekt pozitiv në ekonominë shqiptare.
Procesi i dytë që është pasojë e procesit të parë, ka ndikuar në rimëkëmbjen e sistemit elektroenergjitik shqiptar duke u bërë shembull se cfarë mund të bëjë dëshira e mirë dhe vendosmëria.