Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për sherrin që ka ndodhur në një lokal në Prishtinë, ku ishin përfshirë i dashuri i moderatores Luana Vjollca, Krenar Çoçaj dhe Mentor Palokaj, ky i fundit vëllai i reperit Unikkatil.
Për të akuzuarin Krenar Çoçaj, prokurori kishte bërë rikualifikimin e veprës penale, nga shtytje në vrasje në pjesëmarrje në rrahje.
Kallxo.com bën të ditur se, Gjykata e ka dënuar Krenar Çoçajn me 1 vit burg. Edhe vëllai i reperit Unikkatil, është dënuar gjithashtu me 1 vit burg për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”.
Sipas aktakuzës më 2 janar të vitit 2015 në një club në Prishtinë, Leonard Hajdari e Mentor Palokaj së bashku me Krenar Çoçaj kanë sulmuar Shkëlzen Shalën.
Sherri kishte filluar kur Leonard Hajdari kishte shtyrë Shkëlzen Shalën e më pas Çoçaj ishte vërsulur për ta goditur.