Që Erjon Brace është një tifoz futbolli kjo dihet, që ai është tifoz me Partizanin edhe kjo dihet, por që në stadium tejkalon cdo limit në sjellje, edhe pse është deputet e njeri publik, këtë pak e dinin.
Gjatë ditës së hënë në mbrëmje, Brace nuk ka mbajtur dot nervat në një moment dhe ja gjuajtur me cakmak arbitrin kryesor të ndeshjes Andi Koci. Pavarësisht sjelljes së “xhaketave të zeza”, të cilët lënë për të dëshiruar, sjellja e deputetit Brace duket se nuk është gëlltitur nga të pranishmit, aq sa gazetarët që u ndodhën fare afër tij e panë ngjarjen dhe e fiksuan me celularët e tyre, ku Brace i revoltuar sillet si një “ultras guerrils”. /Pamfleti Sport