Shkencëtarët kanë zbuluar provën e parë për një përshtatje gjenetike të qenies njerëzore për zhytjen në thellësi, për të mësuar zhvillimin e jashtëzakonshëm të shpretkës së popullit Bajau në Indonezi, sipas një studimi të publikuar ditë më parë.
Të ashtuquajtur “nomadët e detit” apo “njerëz peshq”, këta banorë peshkojnë duke zbritur deri në 60 metra thellësi vetëm me pajisjet e peshës dhe një maskë druri.
“Ata kalojnë deri në 60 % të ditës së tyre të punës duke u zhytur në kërkim të peshqve, oktapodëve dhe frutave të tjerë të detit, me një kohëzgjatje të ngjashme me atë të lundrave të detit dhe mund të kalojnë deri në 13 minuta nën ujë pa marrë frymë”, sipas një studimi të publikuar në revistën “Cell”.
Intriguar nga të tilla kapacitete, shkencëtarja amerikane, Melissa Ilardo pyet nëse ata kishin pësuar një modifikim gjenetik për të qenë në gjendje të qëndrojnë nën ujë më shumë se qeniet e tjera njerëzore.
Ajo ka kaluar disa muaj në Indonezi tek Bajau dhe një popull tjetër që nuk zhytet, Saluan.
Ajo mori mostrat gjenetike dhe bëri ekografi, që treguan se shpretka e popullit Bajau ishte rreth 50 % më e madhe se ajo e Saluan.
Ky organ është shumë i rëndësishëm sa i përket zhytjes sepse çliron më shumë oksigjen në gjak kur organizmi është i vendosur në një situatë stresi, ashtu si kur një person mban frymën.
Shpretka e fisit Bajau ishte më e madhe, pavarësisht nëse ishin apo jo zhytës dhe një analizë e ADN-së e zbuloi shkakun duke krahasuar gjenomin e popullit Bajau me dy popuj të ndryshëm, Saluan dhe Han kinez, shkencëtarët gjetën 25 vende gjenomike që kishin ndryshime të konsiderueshme.
Një prej tyre gjendej në gjenin PDE10A, konsideruar si përcaktues në përmasën e shpretkës së Bajauve.
“Tek minjtë, ky gjen është i njohur për të rregulluar hormonin e tiroides që kontrollon përmasën e shpretkës, gjë që mbështet idenë se ndoshta Bajautët kanë evoluar që shpretka e tyre të disponojë përmasën e nevojshme për të shoqëruar gjatësinë e tyre dhe zhytjet e vazhdueshme”, nënvizon studimi.
Studime shtesë janë të nevojshme për të përcaktuar mënyrën se si ky hormon prek përmasën e shpretkës së qenieve njerëzore.
Fisi i “njerëzve peshq”, zhyten deri në 60 metra thellësi