Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri ka shpërthyer ndaj procedurës që po ndiqet nga demokratët për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet.
Kulluri i referohet një dokumenti që kandidatët duhet të plotësojnë përpara se të votojë anëtarësia, ku në të kundërt ata skualifikohen automatikisht nga gara.
Ai thotë se partia e “njerëzve të lirë” është shndërruar në një repart ushtarak qesharak. Përms një postimi në Facebook, ai shkruan se ky është një plan për të shkatërruar PD-në.
Postimi i plotë në Facebook:
Partia Demokratike qe drejtoi rrezmin e komunizmit ne 1990 detyron kandidatet per “kandidate per deputete” te nenshkruajne nje deklarate te tipit kinez maoist gjate procesit te perzgjedhjes!
Perbetime komuniste si keto vetem kandidatet per anetar partie te PPSH-se mund te kene bere ne Shqiperi! Nje turp per ata qe e kane perpiluar dhe ofruar per nenshkrim atyre qe ende besojne tek ky lidership “idiot”! Fatkeqesisht nuk mund tu vesh asnje emer tjeter!
Partia e “njerezve te lire” eshte shnderruar ne nje repart ushtarak qesharak fale “formimit perendimor” sipas modelit “te forcojme unitetin parti-popull”! Keta qe sulmojne Gramoz Rucin si ish komunist detyrojne njerezit te heshtin e te binden qorrazi ndaj “udheheqjes dhe shokeve te partise”!
Kurre s’i kish shkuar mendja njeriu qe mund te katandiseshin ne kete derexhe 30 vjet pas renies se komunizmit! Dhe kjo nuk eshte rastesi por plan diabolik per te shkaterruar Partine Demokratike!