Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD ka përcaktuar zonat ku do mund të kandidojnë anëtarët e kryesisë, ndërkohë nëpërmjet votës së tyre, demokratët në bazë do përcaktojnë nëse do jenë pjesë e listës finale të kandidatëve për deputetë.
Ndërkohë 15 emrat e kryesisë (Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Flamur Noka, Grida Duma, Jorida Tabaku, Jamarber Malltezi, Orjola Pampuri, Tomor Alizoti, Çlirim Gjata, Ivi Kaso, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Arben Kashahu, Arben Ristani Belind Kelliçi) janë përcaktuar në listat paraprake për të garuar në qarkun e Tiranës, por duhet të marrin pëlqimin e anëtarësisë në 10 tetor kur edhe do të zhvillojnë votimet demokratët e këtij qarku.