Pas deklaratës së Gaz Bardht në Gjirokastër, sipas të cilit Qeveria ka braktisur Gjirokastrën dhe nuk ka bërë asnjë investim, shumë demokratë kanë reaguar të çuditur tek Karmina.
Akuzat që i kanë bërë deri tani Ramës kanë qenë që ai i ka çuar gjtihë lekët në Jug dhe ka lënë Veriun pa investime. Gaz Bardhi ka bërë të kundërtën.
Analisti Qim Peka i Zeni Tv e shpjegon kështu momentin psikologjik të Bardhit.
“Duke qenë se Gaz Bardhi e kishte për herë të parë që zbriste në Gjirokastër, ai u çudit që rrugët ishin bosh, kishte pak njerëz në bare dhe restorante dhe nuk kishte trafik. Po të llogarisësh që qëlloi dhe ditë e keqe me shi, ideja që ky vend është braktisur është dhe më i fortë.
Nga ky impresion i parë Gazi ka vazhduar pastaj arsyetimin në sallë, ku shikonte se ajo ishte bosh dhe nuk vinte njeri për të votuar.
Kjo ja përforcoi atij mendimin se ky vend është braktisur dhe fajin e ka qeveria.
Detaji i tretë që i tërhoqi vemendjen Gazit ishte se shumica e votuesve ishin nga Lazarati dhe ata të gjithë kishin vetëm një ankesë në gojë” Qeveria na ka braktisur, na ka lënë rrugëve, vetëm PD mund të kthejë shpresën tonë.
Kjo gjë i bëri shumë përshtypje Gazit dhe atij ju mbush mendja top, se qeveria nuk ka investuar në Qarkun e Gjirokastrës ndaj dhe votuesit e Lazaratit thoshin që kemi ngelur rrugëve.
Kjo e bindi atë që të bënte atë deklaratë që bëri.
Por kjo nuk duhet keqkuptuar. Nuk është fjala për investimet e qeverisë në infrastrukuturë apo rregullimin e qendrave urbane. Eshtë fjala që qeveria ka ndërprerë investimet private në Lazarat dhe disa zona të tjera dhe kjo ka krijuar shumë probleme ekonomike në zonë, madje dhe shpopullim të qarkut. Ndaj ai premtoi se PD do t’i rikthejë njerëzit në Lazarat dhe kudo tjetër në shtëpitë e tyre”.