Opozita rrugore ka dërguar në këshillin politik draftin për hapjen e vërtetë 100 % të listave.
Në draftin e opozitës thuhet se duhet të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual.
Sakaq opozita ka përsëritur kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet mbi koalicionet.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim depozituan draftin 4 ditë para miratimit të ndryshimeve të kodit elektoral në Parlament.
Partia Socialiste ka paralajmëruar se kodi do miratohet me 1 tetor me seancë plenare, ndërkohe sot komisioni i ligjeve nis shqyrtimin e draftit te mazhorancës.
Natyrisht do shqyrtohet edhe drafti i opozitës parlamentare, ndërsa draft kerkesa e opozitës së rrugës për fatin e keq të tyre e ka marrë përgjigjien, se nuk ka asnjë shans të pyetet OSBE-ODHIR për gjëra që nuk ekzistojnë.