Gjatë ditës së sotme në ambientet e Kryeministrisë u mbajt një ceremoni në nder të viktimave të 21 janarit. Kreu i qeverise pas mbledhjes së zhvilluar në godinën e kryeministrisë, shoqëruan familjarët e viktimave në Bulevard.
Ata vendosën karafila në vendet ku u vranë Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi 7 vite më parë. Rama ka publikuar live këtë ceremoni në faqen e tij të Facebook, ndërsa ndjekësit e kanë shfrytëzuar si mundësi për të shprehur pakënaqësitë.
Një qytetar i shkruan Ramës se vrasësit e 21 janarit nuk janë kapur ende dhe po hidhet baltë ndaj atyre që dhanë jetën. Por Rama i është përgjigjur duke i kërkuar të mësojë dhe të mendojë më shumë.
Komentuesi: A u kapen vrasesit e 21 Janarit!? Përndryshe ky perkujtim nuk ka ma vlere. Kjo eshte vec hedhje balte e atyre qe dhan jeten.
Replika e Ramës: Miqesisht Dionis, shfrytezoje sa me shume ate vend ku je, qe te mesosh te mendosh si duhet. Per te miren tende natyrisht, qe kur te japesh mendime te degjohesh me respekt jo te dukesh sikur s’ke as shkolle e as etike. Gjithe te mirat.