Sali Berisha bën një deklaratë të fortë, teksa paralajmëron kryeministrin Edi Rama lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Berisha ka hequr një paralele me 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, teksa ka thënë në emisionin “Tempora” se 25 prilli mund të jetë fundi i Ramës. “Me votë…”, ka shtuar Berisha.
“Një rikujtesë i bëj Edi Ramës. Mos tento të shndërrosh 25 prillin në 20 shkurt.
Kjo do të thotë se 20 shkurti ka qenë me shtatore bronzi, ndërsa 25 prilli ehee mund të jetë edhe fundi yt më i merituar…
Unë po e paralajmëroj, një paralajmërim po ia bëj unë atij. Me votë, me votë…”, është shprehur ish kryeministri Berisha.
ka tre dite qe Sali Berisha ka mbetur ekraneve duke kercenuar kundershtaret politike dhe duke dhene version pas versionio per vrasjen e Azem Hajdarit.
\Thirrja nga ana e drejtesise per te deshmuar per vrasjen e liderit te Dhjetorit dhe perballja me ish badigardin e tij Izet Haxhia qe e ka akuzuar si vrases i drejteperdrejte, e ka trembur Berishen. I cili kerkon ta nxjerre friken me kercenime.