Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bërë mbrëmjen e kaluar një deklaratë të fortë, teksa tha se një institucion i rëndësishëm në vend drejtohet nga dashnorja e një krimineli të lidhur me kryeministrin Edi Rama.
“Në krye të Prokurimeve Publike është dashnorja e një krimineli të lidhur me Ramën”, tha Kryemadhi në një ekran.
Por për kë bëhet fjalë? Sipas portaleve që citojnë burime brenda LSI-së bëhet fjalë për kryetaren e komisionit të Prokurimeve Publike, Evis Shurdha.
Kjo e fundit rezulton të ketë lidhje dashurie me një person me precedentë penalë nga qyteti i Durrësit.
Para se të emërohej nga Rama si kryetare e Prokurimeve Publike, Evis Shurdha, me profesion juriste, ka qenë Drejtore e Shërbimeve Mbështetëse në Këshillin e Ministrave.
Ndërkohë, përveçse juriste dhe me post të lartë në Kryeministri, Shurdha rezulton se me Urdhër Nr. 347 prot., datë 23.06.2014 të ministrit Arben Ahmetaj është emëruar anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Sh.a.”Porti Detar”-Shëngjin, si përfaqësuese e ministrisë.