Pedagogu i studentes së Drejtësisë, e cila mbeti sot e vrare ne nje krim pasioni, Erlis Hereni, ka reaguar pas ngjarjes tragjike me një status ne FB, ku shpreh dhimbjen teksa thotë se Ariela humbi jetën nga duart e simbolit karakteristik te maksimizimit shqiptar.
Statusi i plotë:
Menxyre…
5 plumba rane mbi trupin e Arieles, studentes ne vitin e trete te Fakultetit te Drejtesise!
Ajo humbi jeten nga Arme pa Leje, ne duart e simbolit karakteristik te maskilizmit shqiptar: “Po ste pata une, nuk do te te kete askush!” ?♂️
Qofsh e parajses Ariela, gjithmone e drejtesise! Zoti u dhente kuraje familjes, dashamireve e shokeve te tu; vecanerisht atyre te Fakultetit, te cilet kane detyrimin qe te behen me te mire e me te zote, e te punojne fort qe menxyra qe te ndodhi ty te mos i ndodhe me askujt!
U prehsh ne Paqe…
Hereni ka folur edhe për Report Tv, ku eshte shprehur:
“Realiteti në Shqipëri është ende barbar dhe i jep të drejtën çdokujt që të zbrazë një karikator me fishekë ndaj dikujt tjetër”.
“Ariela ishte një studente e shkëlqyer dhe me perspektivë për të ardhme dhe pak kohë më parë kishte bërë një status në facebook ku shkruante se “Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”, duket sikur e parandjeu vdekjen e saj. Jemi të gjithë të shokuar në fakultet, shpresonin që të ishte një duplikatë emrash dhe jo studentja jonë”.