Deri një vit më parë, jeta dhe karriera e Ilda Bejlerit ishte në kulm. Ajo thuhej se po përjetonte një romancë me djalin e Fahri Balliut, kishte një punë të mirë dhe ishte prezent në media si një “yll”.
Por, gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. Dhe për Ildën, kanë ndryshuar për keq. Fillimisht u tha se romanca e saj me Balliun junior përfundoi.
Pastaj u përfshi në një a.ksident, duke p.ërplasur një grua në vijat e bardha. Më pas, pasi e larguan nga Super Sport, të njëjtin fati pati edhe nga Top Channel.
Tashmë ajo është jashtë ekranit dhe pa punë, dhe për këtë arsye ka filluar të bëjë gazetaren e sportit në rrjetet sociale, duke shpërndarë lajme të ndryshme.
Natyrisht, ashtu siç ra kaq shpejt, mund të ngrihet sërisht po me shpejtësi, gjë që ia urojmë./TemA