Nga Ilirjan Blloshmi
Argron le të hapim letrat!
Agron Tufa ka kohë që po merret me mua. Meqënse Agroni për para, shet dhe lekurën, atëhere le të bëjmë një sfidë.
E para: Agron ti hap letrat e mija, meqënëse po llap lart e poshtë për mua.
Por ti Agron, ke frikë nga debati, ke frike nga ata që të kundërshtojnë.
E ti, e di mirë sesi jam unë në këtë pikë. Ja po ti kujtoj.
Atëhere:
1-Po e njoh Erion Veliajn dhe ti e di mirë këtë gjë.
Erionin, që ditën që ai hyri në politikë e kam takuar vetëm një herë.
Atëherë që e takova e urova për postin e ministrit dhe i kërkova një nder.
Mos heqë nga puna një njeriun e Agron Tufës. Se kush është ky person e di unë, Erioni dhe Agroni.
Sesa i përgatitur është ai personi, këtë e di unë, Agroni, Erioni dhe Spiro Ksera, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në kohën e PD-së.
2- Të kujtohet kur insistoje që të kandidoja për postin që ka Gentiana Sula sot? Nëse jo, i kam akoma ato SMS.
3- Si ta mbylli gojën Fahri Balliu dhe K.D që mos flisje për atë që ke parë në zyrat e këti të fundit? Do e mohosh këtë gjë?
Ja ta kujtoj unë, Fahri Balliu të bleu shtëpi, pasi K.D i bënte presion me dosjet që kishte për Fahriun.
Adresa, Rruga Ali Demi, pallati 72, shk. 2, ap. 24).
Kaq për sot. Se jo për gjë po ka më si p.sh.
– Sa para more nga A.K në Uashington, për të botuar dosjen e Petraq Mishtos?
– Cfarë lidhje ke më Spartak Abazin?
– A është njeriu i Fatmir Mediut ai që të ka pritur aty ku je sot?
Agron! Unë nuk kam punuar asnjë ditë në administratën e shtetit shqiptar, ti ke punuar.
Unë nuk kam marrë fonde nga asnjë institucion, ti po.
Pra Agron mos u merr me mua, se përvec fjalëve nuk ke asnjë prove.
Më e keqja është, nuk më gënjen dot emocionalisht, siç bën me tim xhaxha.