Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh se nëse fillon procesi i hetimit muajt ne vazhdim, kokat kryesore të politikes, si Rama, Basha apo Kryemadhi nuk kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet e prillit.
E pyetur nga gazetarja se pse nuk ndodhi që në korrik siç e parashikoi, Ngjela tha se pandemia ka vonuar çdo proces.
Pjesë nga biseda
Nëse nga nëntori deri nga janari ose shkurti ka filluar procesi i hetimit për të dyshuarit për korrupsion ata nuk kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet e prillit.
Gazetarja: Keni thënë që do ndodhte edhe në korrik
Ngjela: Në korrik do ndodhte por nuk kishte rënë pandemia. Kanë pasur ata probleme. Mund të jetë kjo por edhe arsye të tjera por te paktën ka mbrojtje.